Shkup, 23 dhjetor – Pas një ore pauzë duhet të vazhdojë seanca e sotme e 126-të kuvendore në të cilën janë vendosur 126 pika. Deputetët ende nuk e kanë votuar rendin e ditës, edhe pse seanca filloi rreth orës 13:30, transmeton gazeta KOHA.
Pauza është në kërkesë të koordinuesit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Micevski e akuzoi Xhaferin se ka bërë kalos nga seanca e sotme, duke kumtuar së pari se disa nga propozim-ligjet e opozitës nuk janë dorëzuar dhe më pas të thotë se ato kanë arritur tek shërbimet.
Orët e fundit, pasi kryetari i Kuvendit e lexoi rendin e ditës, për të marrë fjalën u lajmëruan vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kërkuan disa nga pikat të jenë risistemohen ose tërësisht të largohen, por shumica nuk i kanë mbështetur në këtë qëllim. Mes propozimeve të VMRO-DPMNE-së ishte edhe Informacioni për ndotjen e ajrit të jetë pika e dytë e seancës, që nuk u miratua.(koha.mk)