Shkup, 16 janar – Gjatë kohës kur gjykata e pati shpallur aktgjykimin me 13 vite burg për Nikolla Vojminvskin, i dënuar për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, i njëjti vuante masën e paraburgimit, ndërkohë që tani – askush nuk përgjigjet se kush janë anëtarët e Këshillit penal që kanë lejuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me “arrest shtëpiak”.
Avokati i Vojminovskit, Ivica Nikollovski, thotë për gazetën KOHA se nuk ka dijeni nëse klienti i tij ka ikur, pasi për këtë, nuk është informuar nga asnjë institucion i drejtësisë dhe i ndjekjes.
“Klientit tim fillimisht ju caktua masa e paraburgimit, brenda kohe e njëjta iu zëvendësua me paraburgim shtëpiak. Edhe gjatë kohës kur gjykata e shpalli aktgjykimin prej 13 vitesh burg, ai e vuante masën e paraburgimit. Sinqerisht nuk më kujtohet se cili Këshill penal ia ka shqiptuar masën e paraburgimit shtëpiak. Për arratisjen e tij nuk kam dijeni dhe për këtë nuk më ka informuar askush”, tha avokati Nikollovski. (koha.mk)