Duke u përgjigjur në pyetjet se nëse ka biseduar me tetë deputetët pas arrestimit të Mijalkovit, Zaev tha se me disa prej tyre ka lidhur kontakte dhe kanë biseduar, por ajo ishte në funksion të vazhdimit të debatit brenda në Parlament
Strumicë, 25 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev shpreson se mbështetja e tetë deputetëve për ndryshimet e Kushtetutës do të vazhdojë edhe krahas arrestimit të Janakieskit, Bozhinovskit dhe Mijallkovit.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse arrestimi i këtyre tre funksionarëve të VMRO-DPMNE-së e sjell në pikëpyetje procesin e pajtimit, me shikim të asaj që deputetët e grupit të pavarur paralajmëruan se ka mundësi të mos e japin votën e tyre për ndryshim të Kushtetutës, Zaev konsideron se në fazën e cila vijon për ndryshim të Kushtetutës nevojitet vetëm një shumicë dhe madje në janar nevojitet shumicë prej dy të tretave.
“Unë në këtë proces në Parlament shoh si në dialog politik dhe shoh në mënyrë se si përmes procesit inkluziv të mund ta rrisim shumicën. Më vjen keq që deputetët theksojnë se ajo ndikon. Unë shpresoj se do të mbesin në qëndrimet e tyre, për shkak të asaj që procesi siç rrjedh diskutimi për projekt-amendamentet e Kushtetutës me inkluzivitet do të përfundojë debati publik pas seancës së dytë plenare, e cila është planifikuar më 1 dhjetor dhe do t’i paraqesim amendamentet sipas të cilave edhe njëherë do të konfirmojmë diskutimet opozitare serioze të sendërtuara dhe propozimet në vetë amendamentet kushtetuese, që sipas meje do të thotë konfirmim i shumicës prej dy të tretave, dhe madje edhe rritja e tij”, tha kryeministri Zaev.
Ai shtoi se ajo është vetëm shpresa e tij, ndërsa dërgoi porosi se drejtësia dhe shteti juridik, qeverisja e së drejtës me imperativ në Republikën e Maqedonisë dhe se nuk duhet të ketë kurrfarë përzierje në gjyqësinë.
“Ndonjëherë organet gjyqësore, Prokuroria Publike, PSP dhe gjykatat duke e shikuar punën e tyre me siguri ndikojnë disi në procesin politik, por unë besoj se të gjithë do të përballemi me përgjegjësinë që e kemi, para se gjithash, ne politikanët, pjesa e parlamentit, për shkak të asaj që ky proces është i pakthyeshëm, i cili ofron shans e cila nuk duhet të lëshohet dhe besoj se Maqedonia do t’i krijojë të gjitha proceset paralelisht të rrjedhin pa njëra tjetrën të bëjnë dëm në vendosjen dhe plotësimin e qëllimit përfundimtar në parlament, ato janë amendamentet kushtetuese dhe anëtarësimi në BE dhe NATO, ndërsa në gjyqësi është qeverisja e së drejtës, pavarësia e gjyqësisë dhe përgjegjësia e secilit që ka gabuar para ligjit ose konfirmim se nuk ka dëshmi për cilindo qoftë që nuk ka gabuar”, konsideron kryetari i Qeverisë.
Duke u përgjigjur në pyetjet se nëse ka biseduar me tetë deputetët pas arrestimit të Mijalkovit, Zaev tha se me disa prej tyre ka lidhur kontakte dhe kanë biseduar, por ajo ishte në funksion të vazhdimit të debatit brenda në Parlament. Seanca plenare fillon më 1 dhjetor, ndërsa pas saj do të fillojë edhe debati publik pas ndryshimeve kushtetuese të propozuara. Konsideron se në këtë proces do të kuptohet se sa këmbëngul shumica e dy të tretave, nëse zvogëlohet ose rritet.