Një burrë me kancer, të cilit i kanë mbetur vetëm disa ditë kohë për të jetuar, është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni në spital të shtunën. Ray Kershaw po shpresonte të martohej me Tracy Brooks vitin e ardhshëm në Tenerife por ata ndryshuan mendje kur ai u diagnostikua me kancer në fazën e fundit, në mars. Ceremonia e kurorëzimit u organizua brenda 24 orëve falë disa donatorëve të huaj të cilët mbuluan shpenzimet e çiftit në spitalin ‘Springhill Hospice në Rochdale’, Greater Manchester. Pasi gjendja e Kershaw filloi të përkeqësohej, dasma u përshpejtua duke u realizuar të shtunën. Kershaw dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, ku ishin të pranishëm të afërmit, miqtë dhe stafi i mjekëve. “Ne me të vërtetë nuk mund të falënderojmë secilin prej jush mjaftueshëm që kanë ndarë dhe komentuar për lumturinë tonë dhe mbi të gjitha investitorët e mahnitshëm që kanë kontribuar dhe organizuar në kaq pak kohë që gjithçka të ishte e përkryer”, shkruan ata në Facebook.
Edhe pak ditë jetë, i sëmuri me kancer martohet në spital (FOTO
Leave a comment