Shkup, 6 janar – Mjekë nga klinikat për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv – KARIL, urologji, nefrologji dhe Instituti për transfuziologji, edhe njëherë kryen transplantim të suksesshëm të veshkëve nga një dhurues i vdekur. pacientët të cilët i morën veshkat ndjehen mirë dhe ende ndodhen në repartin për kujdes intensiv në KARIL, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në FB.
Pas një pauze prej pothuajse tre viteve, siç theksoi, ky është transplanti i dytë i veshkave nga një dhurues i vdekur dhe atë në afat prej dy muajve, që është sukses i madh për ekipin e mjekëve të cilët punojnë në ndërhyrje të këtilla.
Filipçe pacientëve u uroi Krishtlindjet dhe u dëshiron rikuperim sa më të shpejtë.