Lojtari i Amed SK, Mansur Calar është akuzuar për mbajtje të një objekti të mprehtë në dorë gjatë ndeshjes me rivalin e “përbetuar” të tyre, Sakaryaspor. Ky është lojtari i tretë në Turqi që akuzohet për sulm me objekte të mprehta, që dyshohen të jenë briska rroje, gjatë ndeshjes Amed Sk me Sakaryaspor, transmeton koha.net, përcjell gazeta KOHA. Masur Calar besohet të ketë marrë një objekt të mprehtë nga jashtë fushës, gjatë ndeshjes së dy rivalëve lokal dhe ka sulmuar një lojtarë të ekipit kundërshtar. Disa foto shfaqin 33 vjeçarin duke mbajtur diçka në duar pas ndeshjes.
Por këto akuza janë mohuar nga Amed nëpërmes një deklarate në të cilën ata pohojnë se kundërshtarët e tyre janë “duke tentuar që ta njollosin klubin e tyre me pretendime të pabaza”.
Amedsporlu futbolcu Mansur Çalar, Sakaryaspor maçına elinde gizlediği jiletle çıktı ve rakip takım futbolcularını yaraladı@TFF_Orgpic.twitter.com/QHhal7r14n
— Yeni Şafak Spor (@yenisafakspor) March 3, 2019