Shkup, 30 qershor – Tërmet me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar pasdite në orën 13:30 në rajonin epiqëndror të Ohrit. Tërmeti ishte ndjerë në Ohër dhe në rrethin me intensitet prej III-IV ballësh sipas shkallës evropiane markosizmike, njoftoi operatori sizmologjik pranë Fakultetit Natyror matematik në Shkup. Nga 18 qershori deri sot në Rajonin epiqëndror të Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete. Pjesa më e madhe me magnitudë të dobët të Rihterit prej 1 dhe 2 ballësh. Tërmeti më i fuqishëm ndodhi në 20 qershor në orën 15:40 minuta dhe ishte me magnitudë prej 3,6 ballësh sipas Rihterit.