Shkup, 8 nëntor – Në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Katedrën për Kirurgji të Përgjithshme, dr. Burim Elezi me sukses ka mbrojtur provimin specialistik nga kirurgjia e përgjithshme – abdominale, ndërsa fitoi titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme. Komisioni në përbërje prof.dr. Aleksandar Çaparoski – kryetar, prof.dr. Mile Petrovski dhe prof.dr. Goran Kondov anëtarë, e vlerësuan lartë përgatitjen profesionale të dr.Burim Elezit. Elezi është i lindur në Kërçovë, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Arsimin e mesëm e vazhdon në gjimnazin amerikan “Nova” në Shkup, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Shkup e mbaroi në vitin 2009. Pas mbarimit të praktikës në Kërçovë, në vitin 2011 punësohet në Klinikën Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, në Shkup. Ndryshe, dr. Elezi është njohës i gjuhës angleze, gjermane dhe gjuhëve te Ballkanit dhe është një nga specialistët më të ri për nga mosha në Maqedoni. (koha.mk)