Skenës ndërkombëtare të muzikës i është shtuar edhe një kosovare. Këngëtarja që njihet me emrin artistik Asya Gashi (alias Laureta Gashi) javë më parë ka publikuar videoklipin e ri të këngës së titulluar “Riya”. Videoklipi me të cilin Gashi ka debutuar në skenën e muzikës në Turqi është publikuar më 15 shtator dhe i tëri është realizuar me produksion turk.