Edhe një person prej atyre që nuk ishin të kapshëm për policinë, të dyshuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, dje iu dorëzuan organeve ligjore, publikoi dje televizioni Telma. Gjykata Penale sot njoftoi se edhe dy pjesëmarrës në dhunën në Kuvend morën masën 30 ditë paraburgim.