Edhe një natë e vetme pa gjumë e vendos zemrën tuaj në rrezik

Të bërit një gjumë jo të mirë për shumë netë, e dimë se sjell probleme serioze për shëndetin tonë. Por ç’mund të themi për një natë te vetme të privimit të gjumit? A mund të jetë dhe kjo po aq e dëmshme?

 

Një studim i ri, zbulon se edhe një natë e vetme me gjumë jo të mirë mund të dëmtojë shëndetin tuaj, duke e vendosur në rrezik zemrën. Kjo mund të çojë në rritje të ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut; dhe nivelet e hormoneve të stresit do të rriten.

Një gjumë i mirë natën e ndihmon trupin të rimarrë veten përmes shumë mekanizmave. Për shembull, kur ju jeni duke fjetur, ndodh një shpërthim i hormoneve më të rëndësishme, që nevojiten për rritjen, funksionimin më të mirë te imunitetit, metabolizmit, trurit dhe kryesisht për shëndetin e zemrës.

Disa studiues hetuan një grup prej 20 individësh me një moshë mesatare prej 31.6 vjetësh. Grupit iu kërkua që t’i nënshtroheshin imazhit të rezonancës magnetike kardiovaskulare (CMR) me analizën e tendosjes para dhe pas gjumit me një mesatare prej 3 orësh gjatë një periudhe 24 orëshe. Vlen për t’u theksuar se efektet e privimit të gjumit në funksionin e zemrës nuk është diçka e ekzaminuar më parë.

Pikat ku mbështetet studimi:

Pas një periudhe afatshkurtër të mungesës së gjumit, të eksperimentuarit treguan një rritje të konsiderueshme në:

– Presionin e gjakut dhe shkallën e zemrës

– Nivelet e hormoneve; të tilla si hormon stimulues i tiroides (TSH), hormonet tiroide FT3 dhe FT4, dhe kortizol (një hormon i stresit në nivele të larta të cilët lidhen me rreziqe kardiovaskulare).

Dr. Daniel Kuetting, studiues i “Departamentit të Radiologjisë Diagnostike dhe Ndërkombëtare” në “Universitetin e Bonit” në Bonn të Gjermanisë, theksoi se ky studim kishte për qëllim të vlerësonte këtë lloj sfidë që hasin njerëzit sot. Sipas tij shkaktarët që lidhen me çrregullimin e gjumit e gjumit mund të jenë çështje të lidhura me punën si psh: trysnia e punës, apo edhe turnet e natës.

Ngarkesa e madhe e punës po ndryshon dhe dominon dinamikën e stilit të jetesës sot. Përveç kësaj, disa profesione kërkojnë një disponueshmëri 24-orëshe – për shembull shërbimet mjekësore të zjarrit dhe urgjencës – ku privimi i gjumit është më tepër një rregull që duhet zbatuar.

Dr. Kuetting beson se këto zbulime do të jenë të dobishme për të kuptuar se si këto ndryshime  ndikojnë në shëndetin e njerëzve, duke u munduar sadopak t’i shmangim për të mirën e vetes.