Edhe një mirënjohje për BFI-në

Me rastin e 20 vjetorit të daljes në skenë të UÇK-së, Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dekoruar me Mirënjohje Bashkësinë Fetare Islame në RM, në shenjë mirënjohje për kontributin e saj që e ka dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë akt respekti, edhe një herë konfirmohet roli dhe ndihma e BFI-së nën udhëheqjen e Reisul Ulemase H. Sulejman ef. Rexhepi, që e dha në çlirimin dhe në avansimin e çështjes shqiptare ne viset etnike. Dekoratën Reisul Ulemasë ia ndau Kryetari i veteranëve të UÇK së Kosovë z. Hysni Gucati në ambientet e Komunës së Tetovës.