Edhe një magjistër i gjuhës dhe letërsisë turke

Tetovë, 10 shtator – Në universitetin e Tetovës më saktësisht në fakultetin filozofik në drejtimin gjuhë dhe letërsi turke sot ka magjistruar studenti Jetmir Sulejmani nga qyteti i Tetovës.

Sulejmani ka mbrojtur temën ‘Jeta fetare dhe kulturore në Tetovë gjatë periudhës osmane’ me notën më të lartë 10.

I lindur në vitin 1989 në Tetovë, ai kreu shkollën fillore në vendlindje kurse të mesmen në medresenë Isa Beu në Shkup në vitin 2008 e më pas ka nisur kursin intenziv të gjuhës turke që ka zgjatur dy vite.

Me përfundimin e këtij kursi në vitin 2010 ai regjistron studimet në universitetin Firat në Elazgi të cilat i përfundon në vitin 2014, që më pas të vijojë studimet master në Universitetin e Tetovës në drejtimin gjuhë dhe letërsi turke të cilat i përfundon me sukses më të lartë.