Nazif Mehmeti i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për tu intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, avokati i tij Tahir Rrecaj ndërsa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar.
Ai ka bërë të ditur se klientit të tij nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet, njofton Klan Kosova.
Pos Nazif Mehmetit nga Specialja për intervistë janë ftuar Sokol Dobruna dhe Rrustem Mustafa.