Uashington, 1 mars – Drejtoresha për Komunikime në Shtëpinë e Bardhë Houp Hiks edhe më gjatë ka qëndruar në atë pozicion pas ardhjes në pushtet të Donald Trampit, do të japë dorëheqje.
Ish modele (29) është këshilltare shumëvjeçare e Trampit, ndërsa gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale ka punuar si sekretareshë për media.
Në Shtëpinë e Bardhë erdhi në gusht të vitit të kaluar, kur u shkarkua kontraversi Enton Skaramuçi, i cili ishte ndërruar pas vetëm dhjetë ditëve në funksion. Para tij në atë pozicion ishte Rajns Pribus.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk dihet se kur saktë Hiks do të largohet nga funksioni drejtor për komunikime në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo shtoi se largimi i Hiksit nuk lidhet me dëshmitë të saj në Kongres për hetimin për gjoja përzierje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.
Kolegët e saj pohojnë se Hiks gjoja ka thënë se “ka përmbushur gjithçka që ka mundur në Shtëpinë e Bardhë.