Dibër, 31 mars – Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, sot deklaroi se përveç tre personave që ndërruan jetë deri në ditën e djeshme, nga koronavirui sot ka ndërruar jetë edhe një tjetër i infektuar nga Dibra e që ka qenë i hospitalizuar në Klinikat në Shkup, shkruan gazeta KOHA.
Informatën e pohuan edhe të afërmit e tij të cilët thanë se i ndjeri ka qenë i sëmur nga koronavirusi dhe para disa ditëve është hospitalizuar në klinikën e Shkupit.
Sipas të dhënave të Dukës, deri sot numri i të prekurve me këtë virus në Dibër është 47, ndërkohë që tetë dibranë që u shëruan në Shkup janë kthyer në shtëpitë e tyre në Dibër. (koha.mk)