Edhe në Itali vatër e re e virusit korona pas kthimit të disa tinejxherëve nga Kroacia

50

Xhenova, 7 gusht – Dy vajza 18-vjeçare janë kthyer në qytetin italian Padova të infektuara me virusin korona pas pushimit veror në Kroaci, për çka 24 maturantë nga provinca Veneto do të jenë në izolim, informuan sot mediat italiane.

Ata ishin në ekskursion për maturë në ishullin Pag, ndërsa e gjithë klasa që ishte në udhëtim do të duhet të testohen për virusin kovid-19, transmeton Koriere dela sera.

“Vera e fundit e zbavitjes pas shkollës së mesme dhe para shkuarjes në fakultet ose punësim përfundon në mënyrë të papritur”, shkruan gazeta italiane.

Paraprakisht edhe autoritetet shëndetësore gjermane bënë të ditur se kanë zbuluar vatër të re të virusit korona në rajonin Gepingen, në veri të Shtutgardit, ndërsa bëhet fjalë për maturantë të cilët, sipas mediave gjermane, ishin infektuar derisa ishin në pushim në Kroaci, gjegjësisht në Pag.

Comments are closed.