Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është shpallur fajtor nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Haradinaj është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim, nga shtatori i vitit 2020.