Monaco është futur në garë për transferimin e Claudio Marchisio-s, por duhet që të garojë me Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid për shërbimet e tij, raporton Tuttosport. Mesfushori është në kërkim të një klubi të ri pasi që u largua nga skuadra e tij e fëmijërisë, Juventus. Ndërkaq, është pohuar se ai i është ofruar Marseille-t, përderisa për të interesim ka edhe nga Nice, Sevilla dhe Sporting CP.