Edhe Mkhitaryan humb “lirinë”, i dorëzohet bukuroshes Betty

Qershori, një muaj dasmash për futbollistët e Arsenalit. Pas Mezut Ozil dhe Sead Kolasinac, edhe Henrikh Mkhitaryan vendosi të shkojë në altar, duke lidhur kurorë me bukuroshen armene, Betty Vardanyan.

Zonja Betty, 30 vjeçe, është vajza e politikanit armen, Mikael Vardanyan. Ajo shkëlqente me fustanin e saj të fildishtë, kurorën e ndezur dhe vellon të gjatë.

Ceremonia u zhvillua ne Venezia, me çiftin që ndërmori një udhëtim romantik me varkë përmes kanaleve të qytetit.