Shkencëtarët kanë zbuluar se minjtë mund të qeshin kur i gudulisni, por vetëm kur janë në disponim të mirë. Hulumtuesit e Universitetit Humboldt të Gjermanisë, të cilët i kanë gudulisur minjtë e gjinisë mashkullore për studimin e tyre të publikuar në Science, thonë se e kanë dëshmuar që për herë të parë e qeshura mund të shkaktohet nga stimulimi. Neurobiologu Shimpei Ishiyama ka thënë për LA Times se gudulisja e shkakton një “formë primitive të kënaqësisë” tek kafshët.