Shkup, 11 janar – Të gjitha partitë politike derisa janë në opozitë i kritikojnë punësimet e përkohshme, por kur janë në pushtet të gjithë i zbatojnë, kështu ka treguar praktika e deritanishme, shkruan gazeta Koha.
Vitin e kaluar Byroja për furnizime publike ka publikuar 60 marrëveshje të nënshkruara për punësime të përkohshme me ministrit, institucionet shtetërore, ndërmarrjet komunale, komunat, institucionet arsimore, në vlerë të përgjithshme prej 6 milionë euro.
Para tre ditësh, Byroja për furnizime publike e ka publikuar edhe marrëveshjen e parë për vitin 2019 për punësime të përkohshme. agjencia “Spid” e ka fituar tenderin në vlerë prej 150 mijë euro, informon Koha.
Midis marrëveshjeve të fundit të bëra publike dhe të nënshkruara me Agjencisë për punësime të përkohshme është e ajo me Ndërmarrjen e Transportit Publik (JSP) në vlerë prej 7 mijë euro, me Ndërmarrjen Publike “Pastërtia dhe gjelbërimi – Kumanovë” në vlerë prej 57 mijë e 560 euro, me Universitetin “Shën.Kirili dhe Metodi” në vlerë prej 38 mijë e 730 euro, me Komunën e Delçevës në vlerë prej 57 mijë e 560 euro dhe me Ministrin e drejtësisë në vlerë prej rreth 27 mijë euro. (Koha.mk)