Deputetja demokrate, Grida Duma spikati qysh në fillimet e saj, për shkak të pamjes dhe kurimit në veshje.Por duket se zonja Duma është mërzitur nga flokët e saj të errët dhe për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë.
Ajo i ka çelur ndjeshëm flokët, teksa i ka bërë edhe me disa fije.
Ka qenë parukieri i saj i besuar ai që ka realizuar ndryshimin, duke publikuar edhe fotografitë e saj.
“Pamja e re e zonjës Grida Duma. Pa filtra”, shkruan parukieri i Dumës.
Vlen të thuhet se edhe flokët e çelëta nuk i rrinë aspak keq deputetes demokrate.