Shkup, 26 mars – Ministria e punëve të jashtme kumtoi se sonte dëbon një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal, informon Koha.
“MPJ publikon se është në konsultim të ngushtë me partnerë të NATO-s dhe BE-së dhe në solidaritet të Mbretërisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore ka vendosur të dëbojë një diplomat të Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë në rastin Skripal, në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Venecias për marrëdhënie diplomatike në vitin 1961” kumton MPJ.