Pas afërisht katër orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa. 34 deputetë kanë qenë kundër, kurse 3 deputetë janë përmbajtur.
Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Në diskutim janë data 11 dhe 18 qershor.