Kërçovë, 20 shkurt – Lidhja e artistëve shqiptarë ‘Art’ nga Tetova duket se është më fatlumja në thithjen e mjeteve të ndara nga institucionet qendrore dhe ato lokale në vend, transmeton Zhurnal.mk. Pas zhurmës së madhe që po bëhet nga ndarja e mjeteve prej ministrisë së kulturës tek disa shoqata në vend, lidhja e artistëve shqiptarë ‘Art’ me seli në Tetovë ka marrë fonde edhe nga komuna e Kërçovës edhe atë në vlerë prej 240.000 mijë denarë që në kundërvlerë në euro i bie diku afër 5 mijë euro. Ndryshe, shoqata Art Tetovë me seli në një banesë në Tetovës dhe me themelues Kujtim Saliu nga Kërçova kishte marrë 2.4 milionë denarë nga Ministria e Kukturës për dy projekte. (zhurnal.mk)