Nju-Jork, 23 shtator – Nga kompania automobilistike Ford publikuan rezultate nga hulumtimi i pavarur i zbatuar në Evropë, Kinë dhe SHBA, ku u tregua se 42 për qind e amerikanëve janë të bindur se automobilat elektrikë kanë nevojë për benzinë që të lëvizin.
Përveç kësaj, 80 për qind e amerikanëve nuk do të zgjidhnin makinë elektrike për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Në analizë shtohet se 90 për qind e amerikanëve dhe evropianëve edhe më tej konsiderojnë se automjetet elektrike janë të ngadalshme, ndërsa 67 për qind pohojnë se me energji elektrike vështirë se mund të vozitet kamp-shtëpiza me automobilin.