E kush nuk i mban mend fotot Kim Kardashian të shkrepura në Meksikë, ku të pasmet e saj dukeshin si mos më keq të mbuluara nga celuliti? Të gjithëve na bëri shumë përshtypje dhe duket se e njëjta gjë ka ndodhur e me bukuroshen 36-vjeçare. Gjatë episodit të radhës së “Keeping Up With Kardashian”, kemi arritur të zbulojmë diçka më shumë, se si është ndjerë ajo teksa ka parë ato foto. Nëse ne mendojmë se Kim ka mjaftueshëm foto të bukura, sa për të mos e “vrarë mendjen”, nuk është kështu. Ylli i këtij reality show ka shpërthyer në lot dhe e ka pasur të vështirë, që t’i bashkëngjitet grupit të vajzave, të cilat ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e motrës së saj, 38-vjetorin e Kourtney. “Nuk e kuptoj, unë në të vërtetë nuk dukem ashtu. Ndihem e pasigurt, nuk mund ta mendoj”, ka thënë Kim. Pavarësisht se Kourtney u përpoq, që ta ngushëllonte motrën e saj, kjo dukej e pamundur. “Unë nuk mund të argëtohem, duke parë këto foto. Ka shumë foto të tjera, që dukem shumë mirë”, dëgjohet teksa thotë mes lotëve Kim. Shumë të drejtë ka. Në këto foto, Kim duket në kuptimin e plotë të fjalës ‘skandal’.