Nëna e një fëmije ka pranuar se e do më shumë qenin se familjen e saj. Angela Garvin nga Britania e Madhe, në një emision televiziv, ka theksuar se e do më shumë qenin e saj bulldog francez, sesa burrin e saj Peter dhe djalin tyre 12-vjeçar. Sipas saj dashuria me qenin është ‘e thjeshtë dhe e pakushtëzuar’. “Është një lloj tjetër dashurie. Është e thjeshtë. Ai s’ka kushte, krahasuar me qeniet njerëzore”, tha ajo. “Normal që e dua familjen time, por qenin e dua pak më shumë”, ka shtuar ajo. Ajo ka shtuar se që nga koha kur djali i saj u bë i pavarur, ajo ka ndjerë dashuri më të madhe për qenin.