Shkup, 18 janar – Edhe profesori Jove Kekenosvki do dorëzoi inicativë në gjykatën Kushtetuese për shyrtimin e kushtetueshmërisë së ligjit për gjuhët. Në iniciativë Kekenovski e konteston përmbajtjen e Ligjit, por edhe procedurën e miratimit. Siç thotë ai, më kontestuese është mënyra e votimit të ligjit, njofton Koha.
“Ligji është në kundërshtim me më shumë nene të Kushtetutës. Më kontestuese është ajo se është dashur të miratohet me dy të tretat e votave, e jo me votat e 69 deputetëve. Në kundërshtim është me vlerat themlore të Kushtetutës, jo-kushtetues është për arsye se nuk janë reapektuar rregullat normative për aryse se nuk janë marrë parasysh vërejtjet e presidentit dhe për arsye se nuk janë shqyrtuar amandamentet. Edhe përmbajtja edhe procedura janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Kekenovski për “Fokus”, transmeton Koha.
Nga ana tjetër, edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmruar se do të dorëzoi inicativë në Gjykatën Kushtetuse, për miratimin e ligjit të gjuhëve. (Koha.mk)