Teheran, 24 shkurt – Edhe katër persona e kanë humbur jetën në Iran, me çka numri i përgjithshëm i viktimave arrin 12 persona, njofton sot televizioni shtetëror.
Televizioni i transmetoi deklaratën e deputetit Asadollah Abasi, i cili tha se derisa në vend janë konfirmuar 47 raste të të infektuarve nga koronavirusi i tij i quajtur Kovid-19.
Abasi informoi se të dhënat e reja i ka kumtuar ministri i Shëndetësisë Saeed Namaki në seancën e mbyllur të Parlamentit.
Ai shtoi se burimi i infektimit janë njerëzit të cilët ilegalisht kanë udhëtuar në Iran nga Pakistani, Afganistani dhe Kina.
Iranianët të premten votuan në zgjedhjet parlamentare, kryesisht duke mbajtur maska në fytyrë për mbrojtje.
Vendet të cilat kufizohen me Iranin kanë ndërmarrë masa parandaluese për ta kufizuar përhapjen e virusit nga udhëtarët iranianë, ndërsa disave ua kanë ndaluar hyrjen e iranianëve.