Edhe Gudenus ka dhënë dorëheqje

Pas zëvendëskancelarit dhe liderit të Partisë FPO Hajnc Krisitijan – Shtarhe, edhe zëvendëskryetari i kësaj partie djathtiste dhe shef i klubit të tij partiak Johan Gudenus sot ka dhënë dorëheqje në të gjitha funksionet politike.

Gudenus, i cili ka marrë pjesë në darkën para dy vjetëve në Ibiza në të cilën Shtrahe për një biznes shërbim ka kërkuar kompensim financiar nga një vajzë e cila prezantohet si mbesa e një oligarku rus, për të cilën u publikua edhe video xhirim, kumtoi se tërhiqet nga funksioni shef i klubit të deputetëve dhe deputet në Parlamentin austriak.

Ai shtoi se tërhiqet nga të gjitha funksionet në FPO.

“Dua të shpreh keqardhje të thellë për shkak ngjarjes prej para dy vjetëve. Përveç kësaj, më vjen keq së me sjelljen time i zhgënjeva votuesit, funksionarë dhe bashkëpunëtorët të cilët kishin besim në mua”, thotë Gudenus në kumtesë.

Zëvendëskancelari austriak, Hajnc – Kristian Shtrahe, paraprakisht sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat pas skandalit me video të njohur si “Afera Ibiza” në të cilën ai shihet duke biseduar me një milionere të rrejshme ruse.(koha.mk)