Athinë, 15 shkurt – Greqia tashmë e njeh Maqedoninë e Veriut, ndërsa kjo do të pasqyrohet edhe në disa përmendje zyrtare, duke përfshirë edhe tabelat, tha zëdhënësja e Qeverisë greke dhe ministrja pa portofol, Dimitris Xanakopulos, në brifingun e rregullt me gazetarë, lidhur me atë nëse, pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës, Greqia do t’i ndryshojë tabelat në kalimin kufitar verior në të cilat tani shkruan Shkup ose IRJM, transmeton Koha.
Lidhur me tabelat, që i përmendët, është e qartë dhe absolutisht është fakt se Greqia tashmë e njeh shtetin fqinj me emrin Maqedonia e Veriut dhe kjo do të pasqyrohet në disa përmendje zyrtare nga Greqia kundrejt Maqedonisë së Veriut, që i përfshin edhe tabelat”, tha Zanakopullos.
Burime diplomatike për MIA-n sqarojnë se Ministria e Punëve të jashtme të Greqisë, në ditët e ardhshme do të dërgojë një dokument në administratën publike me të cilin do të informojë për ndryshimet e emrit të Maqedonisë Veriore, ndërsa me këtë edhe nevojën e ndryshimit të tabelave. (koha.mk)