Çfarë nuk bëjnë njerëzit për ta parë kombëtaren e tyre në Botëror… Madje ka nga ata që kanë guxuar shumë. Si kjo gjyshe në Panama, e cila gjatë kohës shtesë të pjesës së dytë kur skuadra ishte në avantazh 2-1 ndaj Kosta Rikës, ka vendosur të futet në fushë e madje të shtirej edhe sikur ka humbur ekuilibrin vetëm e vetëm që të fitojë kohë…
Po në këtë ndeshje një tjetër tentativë për të fituar kohë… Topi del nga fusha dhe një lojtar panamez vrapon me shpejtësi dhe e gjuan topin nga tribunat. Në fillim u duk se ishte një nga djemtë që rikuperojnë topat…