Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA mund të jetë shenjë paralajmëruese të ngritjes populliste në zgjedhjet parlamentare në Gjermani vitin e ardhshëm. Këtë paralajmërim e ka bërë ministri i financave Wolfgang Schauble. “Popullizmi nuk është problem i cili ndodh vetëm në SHBA” ka shkruar ai në gazetën gjermanë “Bild”, duke paralajmëruar në “efektin Tramp” lokal. Ministri gjerman e ka fajësuar elitën politike, qarqet e biznesit dhe shoqërinë në përgjithësi që nuk po e shpjegojnë gjithmonë gjendjen kur është fjala për “procesin e rëndë të marrjes së vendimeve”, që sjell, siç thotë, deri të “batica” e përkrahjes ndaj populistëve. Sipas fjalëve të tij, partitë në pushtet duhet të mundohen që të përfshijnë sa më tepër njerëz në procese politike. “Nëse jemi të hapur ndaj perspektivave tjera dhe rishikohemi, atëherë populizimi nuk mund të na imponohet aq lehtë”, përfundon Schauble.