Liga e Futbollit në Gjermani DFL pritet të votojë për ndryshimin e datës mbyllëse të afatit kalimtar. Kjo lëvizje vjen pasi 20 klube të Premier Ligës së Anglisë vendosën që të ndryshojnë afatin kalimtar duke e bërë mbylljen e tij para nisjes së sezonit të ri.
Presidenti i DFL-së, Reinhard Rauball, është i vendosur që veprim të tillë të bëjë edhe Gjermania, duke e mbyllur afatin më 1 gusht. Kjo do të votohet në dhjetor. “Do të sjell një mocion për shkurtimin e periudhës së afatit kalimtar. Nëse merret një vendim, do të votohet në dhjetor”, ka thënë Rauball për “Bild”.