Policia dje ka arrestuar edhe gjashtë persona lidhur me incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël. Një pjesë e tyre janë arrestuar, ndërsa disa vetë janë dorëzuar në polici. Siç konfirmuan nga MPB-ja për MIA-n, personat janë në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë. Deri më tani janë arrestuar katër persona dhe janë mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Në incidentin e armatosur që ka ndodhur të enjten në Reçicë të Vogël u vra në person, ndërsa janë gjetur tetë gëzhoja nga municioni i armës, një plumb i pashkrepur dhe një shkop bejsbolli. Në incident u plagos N.R. (460 nga Belanoci, komuna e Likovës, i cili në Spitalin klinik Tetovë iu nënshtrua plagëve, F.M. (22) nga fshati Çerkez, rajoni i Kumanovës, i cili është dërguar në Qendrën emergjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”-Shkup dhe S.R. (41) nga f. Bellanoc, komuna e Likovës, i cili është mbajtur në spitalin në Tetovë.