Shkup, 23 tetor – Qytetarët e Maqedonisë sot shënojnë 23 tetorin Ditën e luftës Revolucionare të Maqedonisë. Për këtë arsye, sot është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërkaq deri në fund të vitit ka edhe disa ditë tjera jo pune, njofton Koha.mk.
Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë:
8 Dhjetori – Dita e Shën Klimentit të Ohrit
Për qytetarët e besimit katolik në Maqedoni:
1 Nëntori – Festa e të gjithë të shenjtëve
25 Dhjetori – Dita e parë e Krishtlindjeve
Për qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare:
22 Nëntori – Dita e alfabetit shqip
Për qytetarët e bashkësisë hebreje në Maqedoni:
12 Tetori – Dita e parë e Jom Kipurit
Për qytetarët e përkatësisë etnike turke:
21 Dhjetori – Dita e arsimit në gjuhën turke