Ruzvelt, 1 nëntor – Dy persona janë vrarë në një aheng të organizuar me rastin e Natës së shtrigave në qytetin Ruzvelt në shtetin amerikan Juta, kumtuan autoritetet lokale, të cilët krimet i konsiderojnë si vrasje të dyfishtë, transmeton gazeta KOHA
Paraprakisht është kumtuar se është kryer sulm edhe në ahengun për Natën e shtrigave në Kaliforni, ku janë vrarë të paktën katër persona, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.
Nga zyra e sherifit të qarkut Doshejn theksohet se organet kompetente herët në mëngjes kanë gjetur dy trupa meshkujsh në një shtëpi në afërsi të Ruzvelt. Identiteti i viktimave nuk është kumtuar dhe nuk dihet si kanë vdekur, as cila është arsyeja e vdekjes.(koha.mk)