Gjykatësi në procedurë paraprake përcaktoi paraburgim 30-ditor për personat M.M dhe S.M. lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kundër këtyre vendimeve jofuqiplotë, siç theksojnë nga Gjykata, palët kanë të drejtën e ankimimit në Këshillin penal të kësaj gjykate në një afat prej 24 orësh pas marrjes së vendimeve.