Paris, 23 mars – Edhe dy mjek i Rajnës së Epërme dhe Sonës së Epërme sot kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, kumtoi sot pasdite Agjencia rajonale e shëndetësisë (ARS) për Grand Est.
Me këtë numri i mjekëve të vdekur të infektuar me koronavirus u rrit në pesë, prej të cilëve madje katër janë nga pjesa lindore e Francës, e cila është më e prekur. Një prej të vdekurve të ri është mjeku 70 vjeçar i mjekësisë së përgjithshme Mahen Ramlol, i cili ka vdekur të dielën në spitalin në Kolmar, sipas ARS dhe burimeve mjekësore.
Mjeku tjetër i vdekur Olivie-Zhal Shneler (68) i cili ka vdekur fundjavën e kaluar në spitalin në Trevenans (Territor i Belfort).