Tiranë, 24 prill – Në “vjedhjen e shekullit” që ndodhi më 9 prill në aeroportin në Tiranë, kur u plaçkitën disa milionë dollarë, ishin të përfshirë edhe dy kosovarë.
Këtë për kompetentët e konfirmoi Alkond Bengazi (34), njëri nga anëtarët e grupit kriminel, i cili u dakordua të bashkëpunojë me prokurorinë.
Bengazi ishte arrestuar dje në aeroport gjatë tentimit për t’u larguar nga vendi drejt Bullgarisë.
Sipas deklaratës së tij, në drekën e përbashkët me Admir Murtajn dhe kushërinjtë e tij, Klement Çala, pas të cilit akoma po gjurmon policia, dhe Eldi Çala, nga Elbasani, ishin edhe kosovarët të cilët i ka ditur nën pseudonimet “Tani” dhe “Daja”.
Në bazë të dëshmisë së tij, policia shqiptare filloi bashkëpunimin me autoritetet kosovare për identifikimin dhe arrestimin e këtyre dy personave.
Ai gjithashtu konfirmoi se grupin e kanë përbërë nëntë persona, mes tyre edhe një grua, E.Bici (31), e cila e dogji automjetin me të cilin ikën plaçkitësit dhe e kahëzoi policinë në drejtim tjetër.
Përndryshe, paraprakisht ishin arrestuar katër persona pas çka ishte konstatuar se grupi i plaçkitësve shpesh kishte udhëtuar në relacionin Tiranë-Prishtinë dhe ishin kthyer në selinë e tyre në Elbasan, si dhe në atë në lagjen Fresku në Tiranë.
Admir Murtaj nga Elbasani, i cili konsiderohet “truri” i grupit u vra pas një kohe të shkurtë pas plaçkitjes gjatë këmbim zjarrit me policinë, kur katër të tjerët të cilët drejtpërdrejtë morën pjesë në plaçkitje arritën t’i ikin policisë.
Tani për tani nuk ka gjurmë nga paratë e vjedhura, të cilat sipas mediumeve janë nga pesë deri 10 milionë euro dhe u takojnë tre bankave në Tiranë.