Shkup, 4 gusht – Në ditën e tretë të debatit parlamentar për rebalancin e Buxhetit 2017, deputetët e VMRO-DPMNE-së e kritikuan Qeverinë e kryesuar nga LSDM për detyrime prej 110 milionë eurove për 70 ditë, edhe pse, theksuan ata, mu për detyrimet e kritikonin më së shumti pushtetin e kaluar derisa ishte në opozitë. Ministri Tevdovski nga foltorja e Parlamentit u bëri thirrje deputetëve nga opozita të mos prezantojnë të dhëna të pasakta për detyrimet dhe i sqaroi arsyet. Ai tha se në qershor dhe korrik neto detyrimi i ri në tregun vendor është bërë në shumë prej 1.8 miliardë denarëve apo 30 milionë euro dhe në periudhën e njëjtë është kthyer detyrimi ndaj kredisë së huaj në shumë prej 81.9 milionë euro. Lidhur me nevojën për detyrim, Tevdovski u përgjigj se në janar të vitit 2018 Maqedonia do të duhet vetëm për një kredi të huaj të kthejë 90 milionë euro të bërë nga pushteti paraprak. Në pjesën e pasdites të ditës së tretë të debatit për rebalancin e Buxhetit 2017, deputetët nga pushteti folën për borxhe të bëra në institucionet shtetërore nga pushteti i kaluar, shpenzimet joproduktive, për gabime në projektimin e autostradave… Deputetët opozitarë, ndërkaq replikuan për shkurtimin e investimeve kapitale dhe politikën me të cilën refuzohen investuesit e huaj. Akuzuan për ulje të mjeteve për mbështetje të zhvillimit rural, turizmit, universiteteve… përmendën edhe 500, sipas tyre punësime partiake, në MPB. Në diskutim pati edhe akuza për zjarret me vlerësimin nga deputetët opozitarë se Qeveria tashmë disa ditë është e pafuqishme të përballet me stihinë. Pjesa e pasdites e mbledhjes së sotme për rebalancin do të vazhdojë në orën 15:30, pas pauzës së rregullt.