Edhe deputetja Liljana Zaturoska jep dorëheqje nga Unioni i Grave të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 30 tetor – Sekretari i përgjithshëm i Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së dhe deputetja Liljana Zaturovska sot dha dorëheqje në këtë funksion. Paradite dorëheqje parashtruan edhe kryetarja e Unionit të Grave dhe deputetja Daniela Rangallova, e cila shprehu  mospajtim me udhëheqësinë aktuale të partisë.

“Si sekretare e përgjithshme e emëruar nga kryetarja Rangallova dëshiroj që të shpreh falënderim të madh për besimin që ajo më tha dhe kam dhënë maksimumin tim që ta kryej funksionin në mënyrën më të denjë të mundshme”, shkruan Zaturoska në profilin e saj në Facebook.

Ajo theksoi, se jep dorëheqjen e saj nga ky funksion me dëshirën për arritje më të mëdha me ekipin e ardhshëm i cili do ta drejtojë unionin.

“Jam në dispozicion të partisë sime duke i respektuar dhe duke i kryer vendimet dhe aktivitetet që do të më besohen në të ardhmen”, shkruan Zaturoska në Facebook.