Lojtari i fundit që është transferuar në Super Ligën e Kinës është Ricardo Carvalho. Numri i futbollistëve që po zgjedhin kampionatin kinez për të ardhmen e tyre sa shkon e po rritet. I fundit që i shtohet listës së yjeve që transferohen në shtetin aziatik është edhe mbrojtësi Ricardo Carvalho. 38-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Shanghai SIPG, që drejtohet nga trajneri Andres Villas Boas. Carvalho ka punuar me Villas Boas në kohën kur ky i fundit drejtonte Chelsean dhe me kërkesë të tij, ish-reprezentuesi i Portugalisë ka vendosur të vazhdojë karrierën në Kinë. Përveç Carvalhos, Shanghai para pak ditësh ka zyrtarizuar edhe brazilianin Oscar të cilin e ka transferuar nga Chelsea për 52 milionë funte.