Shkup, 29 qershor – Në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit, janë publikuar fotografi ku shihet se kanë filluar shënimet e korsive të reja për biçikleta në Çair, njofton Gazeta KOHA.
“Ekipet e NP”Rrugë dhe rrugica” këto ditë janë duke punuar në shenjëzimim e korsisë për biçikleta në rrugën e riparuar “Brigada e dytë maqedonase” në Çair”, kumton sektori për marrëdhënie me opinion në Qytetin e Shkupit.