Londër, 12 mars – Britania e Madhe ndaloi fluturimin e aeroplanëve “Boing 737 Maks 8” në hapësirën e saj ajrore, përcjellë gazeta KOHA.
Londra e pasoi shembullin e Kinës, Republikës së Afrikës së Jugut, Singaporit, Indonezisë, Malajzisë dhe Meksikës, të cilat gjithashtu ndaluan fluturime të këtij lloji të aeroplanëve.
Ndalesa për fluturime të aeroplanëve “Boing 737 Maks 8” është vendosur pas fatkeqësisë ajrore në Etiopi, që ndodhi të dielën, me ç’rast jetën e humbën 157 njerëz. Aeroplani “Boing 737 Maks 8” në tetor të vitit të kaluar u rrëzua 13 minuta pas fluturimit nga aeroporti në Xhakartë, me ç’rast jetën e humbën 189 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Rreth 370 aeroplanë “Boing 737 Maks 8” janë në përdorim nga 47 kompani për momentin.
“Boing 737 Maks 8” për herë të parë fluturoi më 29 janar të vitit 016 nga Rentoni, Uashington, ku ishte bërë aeroplani. Modeli “737 Maks 8” është version i sendërtuar i modelit i cili me dekada dominon në qiell. Aeroplani origjinal 737 rrënjët i ka në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, dhe gjatë viteve janë bërë përmirësime në funksion dhe dizajn, kështu që në modele të ndryshme, janë ndërruar renditja e ulëseve, fuqia e motorit dhe të ngjashme. “Boing 737 Maks 8” në fluturime komerciale filloi të prëdoret në vitin 2017. Një nga përmirësimet e rëndësishme është motori LEAP-1B, që duhej të realizojë 20 për qind përmirësim në shfrytëzimin e derivatit në krahasim me modelin paraprak. Por motori i përmirësuar, nuk ishte ndryshimi i vetëm tek modeli i ri i 737-shit. Në aeroplanin e ri është bërë edhe sistem tjetër i sensorëve.(koha.mk)