Shkup, 10 nëntor – Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i Lidhjes demokratike, FRODEM, MORO Partia punëtore dhe DEMOS në konventën e sotme e kumtoi listën e kandidatëve për deputetë. Bartës në njësinë zgjedhore 1 do të jetë lideri i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov, në njësinë e dytë zgjedhore Jove Kekenovski nga FRODEM, bartëse në njësinë e tretë është Vesna Stojmenovska, në njësinë e katërt zgjedhore bartës do të jetë Sllobodan Bogoevski, në të pestën Aleksandar Dellov, ndërsa të gjashtën do ta kryesojë Branko Majstorovski. Sllogani i Koalicionit është “Mos u frikësoni regjimi po bie”.Koalicioni paralajmëroi se listat e plota të kandidatëve për deputetë mediumeve do t’ua parashtrojë nesër.