Luksemburg, 16 tetor – Bashkimi Evropian sot miratoi sanksione të reja kundër Koresë Veriore, me të cilat vendoset ndalesë e plotë e investimeve të BE-së, si dhe ndalesë për eksport të naftës dhe derivateve të naftës. Gjithashtu, nuk do të ripërtërihen edhe vizat e punës për verikoreanët në të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të refugjatëve, të cilët janë nën mbrojtje ndërkombëtare. Sanksionet e deritanishme të BE-së i kufizon investimet në industrinë bërthamore, të armatimit, minierave, të aeroplanëve, industrisë së përpunimit dhe asaj kimike, si dhe në metalurgji. BE vendos ndalesë të plotë për shitje të naftës së papërpunuar dhe naftës së përpunuar në Phenian. Shumat që janë dërguar për qytetarët e Koresë Veriore nga tani do të kufizohen në 5.000 euro, e jo sikur deri më tani në 15.000 euro, sepse, supozohet se paratë shfrytëzohen për mbështetje të zhvillimit të armës bërthamore dhe raketave balistike. Masat e sotme janë në pajtim me sanksionet e Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe menjëherë hyjnë në fuqi. Paraprakisht., presidenti rus Vlladimir Putin sot ka nënshkruar dekret me të cili vendosen kufizime për Korenë e Veriut, me qëllim që ta harmonizojë politikën me rezolutën e Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta për masat ekonomike u miratua si përgjigje e provës raketore së Phenianit nga fundi i vitit 2016.