Omer XHAFERI
Shkup, 28 maj – Auto shkollat në Maqedoni pritet ta riaktualizojnë iniciativën për ndryshimin e nenit 233 të Ligjit për siguri në komunikacioni, sipas të cilit, automjetet në të cilat zhvillohet trajnimi i kandidatëve për marrjen e patentë shoferit duhet të disponojnë me kamerë për xhirim të aftësimit për shofer. Ky është qëndrimi i Shoqatës së Auto Shkollave të Maqedonisë, e cila përmes kryetarit të saj, Jonçe Apostollov, në një prononcim për gazetën KOHA, ka thënë se janë në pritje të formimit të Qeverisë së re, me të cilën bashkërisht edhe njëherë do t’i diskutojnë dispozitat problematike të ligjit në fjalë i cili hyri në fuqi në 8 janar të vitit 2016. Sipas kryetarit Apostollov, ndryshimet e fundit ligjore në Ligjin për siguri në komunikacion, sa i përket punës së auto shkollave paraqesin dispozitat më te këqija që ndonjëherë kanë ekzistuar.
”Për momentin nuk ka Qeveri, ndërsa pas formimit të saj ne do ta riaktualizojmë këtë temë. Ky ligj është shkaku se pse shumë auto shkolla gjatë vitit që lamë pas i kanë venduar drynin zyrave të tyre. Arsyeja e mbylljes se këtyre auto shkollave është se në ligjin aktual parashihet që një auto shkollë për të zhvilluar aktivitete përkatëse, duhet që udhëheqësi profesional i saj të posedojë patentë shoferi të kategorisë A, B, C dhe kategorisë D. Këto kushte kanë vlejtur edhe për ato auto shkolla të cilët kanë pranuar dhe trajnuar kandidat vetëm për kategorinë B. Çështje tjetër është se shumë udhëheqës profesional kanë qenë femra, respektivisht këto persona e kanë mbuluar punët esencial të një udhëheqësi siç janë mbajtja e evidencës, organizimi i orareve dhe kështu me radhë. Të gjitha aftësitë organizative këto femra i kanë plotësuar, ndërkaq ato sot nuk punojnë vetëm se nuk kanë pasur patentë shoferin për të drejtuar një motoçikletë apo autobusë”, tha kryetari Apostollov, për gazetën KOHA.
Vendosja e kamerave nëpër automjete, siç thonë nga Shoqata e Auto Shkollave të Maqedonisë, vetëm ua ka ngarkuar punën edhe më tepër, dhe në asnjë mënyrë nuk ua ka lehtësuar ose përmirësuar kualitetin. Krahas punës që e bëjmë ditën, pjesa dërmuese e auto shkollave vazhdojnë të ankohen se pas hyrjes në fuqi të këtyre norme ligjore ata janë të obliguar të punojnë edhe natën, gjegjësisht angazhimi shtesë i tyre bëhet në drejtim të rregullimit, pastrimit dhe shpërndarjes së video dhe audio materialeve nëpër kompjuter. Kur flasim për përshtypjet e kandidatëve gjatë kohës kur ato ballafaqohen me kamerat, ne kemi ra në përfundimi se kjo paraqet shkelje drastikë të lirive dhe të drejtave të njeriut. Rreth kësaj pikë ne i harmonizuam qëndrimet edhe gjatë vizitës së zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup. Në këtë rast ne duhemi një fëmije gjatë realizimit të orëve të trajnimit t’ia lëshojmë kamerën dhe ta xhirojmë. Ndërkohë e drejtë absolutë privatë e tij është që të paraqitet dhe të mëson se si duhet të drejtohet një automjet. Po ashtu ne në auto shkollë obligohemi që të rruajmë video materiale të personave nën 18 vjet, vend ky aspak i sigurt për mbajtjen e atyre hard diskave. Pastaj kamerat që i kemi vendosur në automjete pengojnë gjatë komunikimit mes kandidatit dhe instruktorit, respektivisht përpos xhirimit, video kamerat xhirojnë edhe audio (bisedat) mes palëve. Shumë është normale dhe kjo ndodhë në praktikë që instruktori dhe kandidati gjatë realizimit të orëve dhe trajnimit të përgjithësi të krijojnë raporte shoqërore dhe të bisedojnë për tema të ndryshme, ndërsa e gjithë kjo bisedë xhirohet në audio format. Vlerësoj se kjo është shkelje drastike e të drejtave dhe lirive të njeriut. Qëndrimi jonë është që normat e kontestuar nga auto shkolla, Qeveria e ardhshme duhet t’i shfuqizon. Ne nuk kemi asgjë kundër analizave të MPB-së të cilët kanë vlerësuar se aktivitet e auto shkolla duhet të mbikëqyren më tepër, mirëpo ajo duhet të bëhet jo në këtë mënyrë”, theksoi kryetari Apostollovski.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara